Ky është ndikimi i ujit në trupin e njeriut

Ky është ndikimi i ujit në trupin e njeriut

Uji i dhuron trupit një fillim të shëndetshëm të ditës sepse mundëson qarkullimin e duhur të vlerave ushqyese në trup. Uji shërben si sistem transportues i trupit.

Më poshtë ju sjellim disa nga rolet e mrekullueshme të ujit më trupin tuaj, përcjell KosovaPress.

Largon toksinat nga trupi

Është e ditur se nëse pini ujë menjëherë sapo të zgjoheni, është një mënyrë e mirë për të pastruar sistemin e organizmit. Kjo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin.

Ndihmon në humbjen e peshës

Uji ka “magjinë” për t’ua hequr disa kilogramë nga trupi. Duke qëndruar të hidratuar, trupi ndjen më pak nevojë për ushqime.

Lëkurë më të mirë

Nëse pini ujë sapo të zgjoheni, kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të ndritshme dhe më të shëndetshme. Po ashtu ndikon që lëkura ta kryejë rolin rregullues të temperaturës së trupit.

Shpërndaje në: