Gruaja që ushqen me gji vajzën 5-vjeçare: Më mban larg sëmundjeve
Një nënë e cila e ushqen me qumësht gjiri vajzën e saj pesë vjeçare thotë se fëmija e saj i është shmangur shumë virusesve ku ka qenë e ekspozuar në ambientet e shkollave.
29 vjeçarja Emma Shardlow Hudson nga Grimbsby, në veri-lindje të Lincolnshiret, ushqen me gjinj vajzën e saj pesë vjeçare Alex dhe djalin një vjeçar Ollie, në shumicën e rasteve në të njejtën kohë.
Emma thotë se ushqimi me qumështin e saj ka bërë që fëmijët e saj të prekën më pak nga sëmundjet infektive.
Vajza e saj ushqehet me gjinj një herë në mëngjes dhe në mbrëmje, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
NHS rekomandon se të gjitha bebet duhet të ushqehen të paktën deri në gjashtë muaj.
Qumështi i nënës redukton rreziqet infektive tek bebet, tipin e diabetit 2, obezitetin dhe leuçeminë, thuhet sipas NHS.
Gjithashtu përfitime kanë edhe nënat, pas ato reduktojnë në masë të madhe rreziqet nga kanceri i gjirit, kanceri ovarian, sëmundjet kardiovaskulare dhe obeziteti.
Emma thotë “Është një nga arritjet më të mëdha nga unë që të ushqej një fëmijë nëpërmjet trupit tim”. “Fëmijët e mi shumë rrallë sëmuren dhe jam e bindur 100 për qind se kjo vie për shkak të anti-trupave që gjenden në qumështin tim”./Periskopi/