Apple shndërron Volkswagen në automobil autonom

Apple shndërron Volkswagen në automobil autonom

 

Gjiganti amerikan arriti marrëveshje me prodhuesin gjerman për përdorimin e modelit VW Transporter T6 në testet për vozitjet autonome, shkruan New York Times.

Marrëveshja është pjesë e projektit “Titan”, të cilin Apple e lansoi para tri vjetësh me synim që të zhvillojë dhe prodhojë automobilat elektrikë autonomë.

Sipas marrëveshjes me Volkswagen, të dyja kompanitë me ndihmën e firmës italiane Italdesign së bashku do të kryejnë modifikimet e përbashkëta në modelin T6 Transporter, në mënyrë që kjo makinë të bëhet me motor elektrik.

Nga furgoni do të largohen shumë pjesë origjinale, përfshirë edhe tabelën e komandës dhe ulëset, në mënyrë që të bëhet vend për kompjuterë shtesë, sensorë dhe pako të madhe të baterive.  VW Transporter T6 i modifikuar do të testohet në rrugët e Kalifornisë.

 

 

Shpërndaje në: