Ekskluzive: Zuckerbergu bëri skema mashtruese për të “armatosur” të dhënat, akuzon gjykata
Drejtori i Facebook-ut ka ekploatuar aftësinë për t’u qasur në të dhëna nga çdo rrjet shoqëror i përdoruesve, pretendohet në rast
Mark Zuckerberg po përballet me akuza të rënda se zhvilloi një “skemë mashtruese dashakeqe” për të eksploatuar të dhëna të mëdha private në mënyrë që të përfitonte miliarda dhe t’i detyronte rivalët e tij të dilnin nga biznesi, shkruan Guardian, raporton Periskopi.
Kompania që e paditi Facebook-un në një gjykatë në Kaliforni pretendon se shefi ekzekutiv i rrjetit social e ka “armatosur” aftësinë për qasje në të dhëna nga rrjeti shoqëror i përdoruesve të tij – një pajisje në zemër të skandalit me Cambridge Analytica-s.
Një mocion legal u bë javën e kaluar në gjykatën e lartë të San Mateos dhe i cili bazohet në emailet konfidenciale mes zyrtarëve të lartë të Facebook-ut, përfshirë Mark Zuckerbergun. Ai është emëruar individualisht në rast, dhe pretendohet që ka pasur dorë personalisht në krijimin e skemës në fjalë.
Facebook-u i ka mohuar të gjitha pretendimet.
Kjo kompani pretendon se amandamenti i parë e mbron të drejtën e saj për të ndërmarrë “vendime editoriale” sipas nevojës. Zuckerbergu dhe zyrtarët e lartë ekzekutivë kanë thënë se Facebook-u është një platformë dhe jo një publikues.
Ekspertët kanë thënë se kjo mund të përbëj një tension potencial për Facebook-un.