Përdorni limonin për një pamje të freskët
Përdorimi i limoni nuk përfundon në kuzhinë. Fuqia e tij që vjen nga vitamina C, rekomandohet për parandalimin e patologjive, e po ashtu ka një rol të rëndësishëm për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve.
Fuqia pastruese e limonit njihet që nga lashtësia, për pastrimin dhe shkëlqimin e lëkurës, dhe kundër plakjes.
Pastroni fytyrën me limon
Lëng limoni, kos dhe disa pika vaj esencial është fantastike për të pastruar dhe hidratuar lëkurën e fytyrës.
Mjafton të shkrini një lugë sheqer në lëngun e limonit dhe aplikoni këtë locion përditë në fytyrë. Lufton dhe pikat e zeza dhe aknet.
Si ta përdorni limonin për flokë
Mjafton të përgatisni një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. Vendoseni në flokë të thatë, lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni.
Kjo këshillë është shumë e rëndësishme sepse do të ndikojë edhe në parandalimin apo zvogëlimin e zbokthit në flokët tuaj.