Zbulim revolucionar: Shkencëtari më i mirë i kancerit thotë që Leukemia mund të evitohet

Zbulim revolucionar: Shkencëtari më i mirë i kancerit thotë që Leukemia mund të evitohet

Shumica e rasteve të leukemisë në fëmijëri është shumë e mundshme të evitohen, ka thënë një prej shkencëtarëve më të mirë të kancerit në një zbulim revolucionar në trajtimin e sëmundjes, shkruan Independent, raporton Periskopi.

Sipas analizës së “landmark”, infeksionet mund të shkaktojnë lekeminë limfoblastike akute [ALL] në fëmijëri, por vetëm te ata që rriten në ambiente të pastra embrionale.

Kjo nënkupton që ekspozimi i foshnjeve te fëmijët e tjerë në realitet mund t’i mbrojë ata nga sëmundja duke e “mbushur” sistemin e tyre imunitar kundër infeksioneve të mëvonshme.

Profesori Mel Greaves i Institutit të Hulumtimve të Kancerit, që mblodhi bashkë më shumë se 30 vite kërkimesh për të zhvilluar këtë teori, tani po përpiqet të punojë në trajtimin që mund të parandalojë edhe kancerin.

“Implikimi më i rëndësishëm është se shumica e rasteve të leukemisë në fëmijëri është e mundshme të evitohen,” tha profesori Greaves. /Periskopi

Shpërndaje në: