Qeveria e ShBA-së e pranon se Kanabisi i shkatërron qelizat e kancerit
Për gati një shekull, kanabisi është demonizuar. Efekte anësore të tij mund të përfshijnë dëmtimin e aftësive njohëse, por poashtu ka edhe anë pozitive në këtë bimë, transmeton Periskopi.
Shumë prej shteteve të ShBA-së së fundi kanë nisur ta legalizojnë kanabisin. Veç kësaj, erdhi një pranim shokues nga Instituti Kombëtar i Kancerit [NCI] se kanabizi shkatërron qelizat e kancerit pa i dëmtuar qelizat normale.
Kanabisi mund të tymoset por edhe të hahet dhe arrin të ndjellë sensin e euforisë. NIC-ja ka thënë se studimet e tyre në minj kanë treguar që kanabisi ndalonte rritjen e tumorit. Një prej mënyrave më të mira për të ndaluar rritjen e tumorit është të shkatërrosh qelizat e kancerit, dhe këtë gjë pretendohet se mund ta bëj kanabisi. /Periskopi