Si mund të hiqni erën e keqe nga goja

Si mund të hiqni erën e keqe nga goja

 

I dini cilat janë shkaqet e tjera të erës së keqe të gojës?

Ndonjëherë disa ushqime që përmbajnë vajra të caktuara, siç janë hudhrat, qepët dhe pikantet do të prodhojnë një frymëmarrje të keqe. Personat që mbajnë dietë mund të kenë një frymëmarrje të keqe për shkak të ndryshimeve në metabolizëm.

Një pjesë e erës së keqe e ka origjinën nga hunda, fyti dhe pjesë të tjera të frymëmarrjes. P.sh. infeksionet e sinusit dhe infeksionet e frymëmarrjes mund të çojnë në frymëmarrjen e keqe.

Duhanpirësit dhe ato që marrin ilaçe, mund të kenë një frymëmarrje të keqe. Ndonjëherë, njerëzit me sëmundjen e mëlçisë ose të veshkave, komplikacione të diabetit ose probleme të frymëmarrjes, si rezultat kanë një erë të keqe të gojës, por kjo nuk është e zakonshme.

Parandalimi dhe trajtimi i erës së keqe të gojës

Mënyra më e mirë për të trajtuar dhe parandaluar halitozën në gojën tuaj është të pastroni dhëmbët dhe gjuhën tuaj për të paktën dy herë në ditë, veçanërisht pas ushqimeve. Kjo parandalon ndërtimin e pllakës së dhëmbëve dhe heq ushqimet e vogla të panevojshme që ndodhen në gojë. Fija pastruese është një element shumë i mirë. Gjithashtu disa pastrues të gojës mund të ndihmojnë, ato shpesh janë të shtrenjtë dhe janë zëvendësues adekuat për një higjienë të mirë dentare.

Disa këshilla për të eliminuar erën e keqe të gojës

Jeni të shqetësuar për erën e keqe të gojës? Nuk jeni vetëm. Gati 30% e popullsisë vuan nga aroma e keqe e gojës, ose siç quhet ndryshe halitoza (halitosis). Era e keqe e gojës mund t’ju bëhet pengesë në jetën sociale. Fatmirësisht ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të patur aromë të freskët të gojës.

  1. Lajeni dhe pastrojeni gojën me fill dentar, më shpesh se zakonisht

Një nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Mbi këtë shtresë formohen bakteret. Ushqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë. Nëse keni shqetësimin e erës së keqe, pastrojeni më shpesh. Kujdesuni të mos e teproni. Të fërkuarit e shumtë me furçë, e gërryen smaltin dhe i prish më shpejt dhëmbët.

  1. Pastroni gjuhën

Shtresa që formohet normalisht rreth gjuhës, mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë. Nëse mendoni se furça është shumë e ashpër, apo shumë e madhe për të arritur pjesën e mbrapme të gjuhës, Pamela L. Quiones, (dentiste dhe kryetare e Shoqatës Amerikane të Shëndetit Dentar), në këtë rast ju këshillon të përdorni një pastrues gjuhe. Ajo thotë se gjendet kollaj në çdo farmaci dhe është një mjet i domosdoshëm për higjienën e gojës. Kjo pajisje është prodhuar posaçërisht për të hequr baktere, mbetjet ushqimore dhe qelizat e vdekura, në zona ku furça nuk i arrin.

  1. Shmangni ushqimet që ju sjellin aroma të pakëndshme

Qepa dhe hudhra janë shkaktarët kryesor. Dentistët thonë se fatkeqësisht, larja e dhëmbëve pasi ke ngrënë qepë ose hudhra, nuk ju ndihmon. Substancat që këto ushqime përmbajnë janë lehtësisht të ndryshueshme dhe kalojnë menjëherë në gjak. Në këtë mënyrë ju i kaloni menjëherë në mushkëri duke i nxjerrë më pas jashtë. E vetmja zgjidhje është të mos konsumoni qepë apo hudhra, sidomos kur jeni në kontakt me njerëz në punë, shkollë apo çdo aktivitet social.

  1. Hiqni dorë nga vesi!

Era e gojës është vetëm një nga arsyet e shumta për ta lënë duhanin. Duhani dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ai është edhe shkaktari kryesor i kancerit të gojës. Bëni mirë të këshilloheni me doktorin tuaj për të marrë trajtim me ilaçe ose për t’ju drejtuar tek një program për lënien e duhanit.

  1. Shplani gojën shpesh

Duke i shtuar higjienës orale një shplarës goje antibakterial, ju do të eleminoni akoma më shumë baktere që shkaktojnë pllakën (shtresën ngjitëse) tek dhëmbët. Edhe të shplarit me ujë pasi keni ngrënë ju ndihmon të hiqni copëzat e vogla të ushqimit që mund të mbeten.

  1. Hiqni dorë nga karamelet me mente pas buke. Më mirë përtypni çamçakëz.

Karamelet përmbajnë sheqer dhe vetëm sa ju krijojnë më shumë probleme. Përtypni më mirë çamçakëz pa sheqer. Quinones shpjegon se përtypja stimulon prodhimin e salivës (pështymës), që është mbrojtësi natyral ndaj baktereve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

  1. Kujdesuni për mishrat e dhëmbëve.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, ose sëmundja perodontoniale, njihet rëndom si një nga shkaktarët e aromës së keqe. Bakteret mblidhen në xhepat e dhëmbëve, pra ku bashkohen me mishin, duke krijuar erë të keqe. Nëse keni sëmundjen e mishrave, dentisti juaj duhet t’ju këshillojë të shkoni tek një specialist.

  1. Kujdesuni nga një gojë e thatë

Mungesa e pështymës është shkaktare e prishjes së dhëmbëve. Nëse keni gojë të thatë, pini sa më shumë lëngje gjatë ditës ose përtypni çamçakëz pa sheqer për të prodhuar pështymë. Përdorni një lagështues ajri nëse përreth ajri është i thatë. Nëse thatësira në gojë vazhdon shkoni tek doktori. Kjo mund të jetë pasojë e barnave të ndryshme që keni përdorur.

  1. Shkoni tek doktori

Nëse aroma e keqe e gojës nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tuaja, këshillohuni me doktorin. Era e keqe mund të jetë pasojë e disa sëmundjeve si infeksion i gypave të hundës, rrjedhje hundësh nga alergjitë, infeksione të mushkërive dhe sëmundjeve të mëlçisë apo veshkave.

 

Shpërndaje në: