Gratë që lindin në këtë stinë janë më të rrezikuara për të kaluar në depresion pas lindjes
Sipas një studimi amerikan depresioni pas lindjes do të ndikohet së tepërmi edhe nga stina kur gruaja sjell në jetë fëmijën.
Sipas tyre gratë që sjellin në jetë fëmijën e tyre në dimër dhe në pranverë do të jenë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga ky shqetësim, krahasuar me gratë që do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një periudhë tjetër të vitit.
Po cilët janë faktorët e tjerë që ndikojnë?
Në lidhje me këtë ndikon kohëzgjatja e shtatzanisë, përdorimi ose jo i anestezisë epidurale gjatë lindjes, pesha e gruas etj.
Duhet të theksojmë se një pjesë e grave vuajnë nga depresioni apo ankthi pas lindjes.
Ndryshimi hormonal është gjithashtu një faktor tepër me rëndësi në lidhje me shfaqjen e depresonit pas lindjes.
Studimi i fundit: Një grup studiuesish ka marrë në studim rreth 20169 gra që kanë sjellë në jetë fëmijët nga muaji qershor 2015 deri në gusht 2017. Në total 817 gra (4.1%) kanë vuajtur nga depresioni pas lindjes .
Përse të lindësh në dimër dhe pranverë ka një efekt më pozitiv?
Mendohet se kjo mund të ketë të bëjë me kënaqësinë që të fal stina.
Sipas studiuesve nëna do të ndihet më tepër e lumtur gjatë këtyre stinëve në përgjithësi.