Kanceri i mushkërisë, 13 shenjat më të pazakonta

Kanceri i mushkërisë, 13 shenjat më të pazakonta

A është kancer në mushkëri?

Në fazat  e para, kanceri i mushkërisë nuk shfaq shenja të dukshme ose që mund t’i ndieni. Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe dhimbje të gjoksit. Por, ka edhe disa shenja të tjera, më pak të njohura, që mund të shfaqë në vende që as nuk i prisnit. (Sigurisht, kanceri i mushkërisë nuk është e vetmja sëmundje apo gjendje që mund të shkaktojë këto simptoma).

Shfletoni galerinë për të zbuluar 13 shenjat më të pazakonta të kancerit të mushkërisë.

Ënjtje të gishtërinjve

Disa tumore në mushkëri prodhojnë substanca kimike të ngjashme me hormonet. Një nga këto shtyn më shumë gjak dhe lëngje në indet e gishtërinjve, prandaj duken më të mëdhenj dhe më të trashë se zakonisht. Lëkura poshtë thonjve gjithashtu mund të duket më e shndritshme ose  thonjtë mund të lakohen.

Shtrembërimi i thonjve lidhet gjithashtu me kancerin e mushkërisë: Rreth 80% e njerëzve me këtë simptomë vuajnë zakonisht nga kanceri.

Probleme me stomakun

Një ose 2 nga çdo 10 njerëz me kancer zhvillojnë nivele të larta të kalciumit, një gjendje e quajtur hiperkalcemia. Nivelet e larta të kalciumit në gjak mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, të përziera dhe probleme me tretjen (kapsllëk). Një tjetër substancë si hormon që prodhohet nga tumoret shkakton gjithashtu probleme me veshkat, dhimbje dhe të përziera.

Probleme me shëndetin mendor

Një studim danez ka treguar se pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërisë janë më të predispozuar që të vuajnë nga probleme me shëndetin mendor, ai ankth, depresion dhe demencë. Kjo ndodh si pasojë  e ndikimit të kancerit tek sistemi imunitar ose hormonet, ose sepse mund të përhapet edhe në tru. Nivelet e larta të kalciumit të lidhura me kancerin shkaktojnë gjithashtu probleme me kujtesën, konfuzion dhe depresion.

Dhimbje shpine ose të shpatullave

Tumori pulmonar është një lloj i kancerit të mushkërisë që zhvillohet në pjesën e sipërme të mushkërisë dhe përhapet në brinjë, vertebra në shpinë, nerva dhe enët e gjakut. Për shkak të pjesës ku zhvillohen këto tumore, ndodh rrallë që të prekin sistemin respirator.

Lodhje

Anemia është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të mushkërisë. Anemia mund t’ju shkaktojë lodhje duke qenë se indet e trupit nuk marrin mjaftueshëm oksigjen.

Probleme me sytë

Kanceri mund të prekë gjithashtu edhe nervat në sy dhe pjesë të tjera të fytyrës. Kjo quhet ndryshe sindroma Horner. Shenjat në këtë rast janë zvogëlimi i bebëzës së njërit sy dhe rënia e kapakut të sipërm të syrit.

Humbje e kontrollit

Kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla bën që sistemi imunitar të sulmojë sistemin nervor, ku nga ana tjetër mund të ndikojë në mënyrën si funksionojnë muskujt. Mund ta keni të vështirë që të qëndroni në këmbë ose mund të keni marrje mendsh.

Shtim në peshë

Disa njerëz me kancer të mushkërisë me qeliza të vogla preken edhe nga sindroma Cushing. Kanceri bën që trupi të prodhojë një hormon të quajtur ACTH, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kjo çon në grumbullim të lëngjeve dhe shtim në peshë. Mund t’ju mavijoset gjithashtu lehtësisht lëkurës, si dhe ndiheni të përgjumur.

Nga ana tjetër, hiperkalcemia dhe SIADH, një problem hormonal që prek veshkat, shkaktojnë humbje të oreksit, prandaj mund të humbisni peshë edhe pa u përpjekur fare.

Ënjtje të gjinjve tek meshkujt

Ndodh rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastisë, por është e mundur. Kanceri i mushkërisë me qeliza të mëdha mund të shkaktojë çrregullim hormonal dhe ënjtje në indet e gjinjve të mashkullit.

Dhimbje koke

Tumori mund të shtypë vena kavën superiore, e ngushton atë, duke vështirësuar rrjedhjen e gjakut. Gjaku i rikthyer mund t’ju shkaktojë dhimbje therëse në kokë.

Probleme me zemrën

Si hiperkalcemia ashtu edhe anemia mund të shkaktojnë simptoma si rrahje të shpejta të zemrës ose aritmi. Nëse problemet me zemrën shkaktohen nga hiperkalcemia, rrezikoni të pësoni edhe atak në zemër ose të kaloni në koma. Anemia kronike mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje të kraharorit dhe probleme me frymëmarrjen.

Ënjtje të fytyrës, qafës ose krahëve

Kur vena kava superiore mbyllet nga tumori, vështirësohet rrjedhja e gjakut nga pjesët e sipërme të trupit. Prandaj mund të ënjtjen qafa, krahët dhe fytyra për shkak të lëngjeve të grumbulluara aty. Lëkura përreth gjoksit gjithashtu mund të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu.

Mpiksje të gjakut: Tromboza e venave të thella ose embolia pulmonare

Pacientët me kancer rrezikohen që të kenë mpiksje gjaku në këmbë ose krahë (quajtur ndryshe tromboza e venave të thella) dhe mushkëri (embolizmi pulmonar). Nuk dihet saktësisht arsyeja. Kanceri mund të shkaktojnë inflamacion që nxit procesin e mpiksjes ose substancat kimike nga tumori në vetvete mund të shkaktojë mpiksje.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Shpërndaje në: