Dëgjojeni çka thotë ministri i brendshëm për kontrollin e kufijve
Në seancën e Kuvendit që është u ngrit edhe cështja e kontrollimit të kufirit nga ana e Policisë së Kosovës.
Është shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili e ka ngritur këtë shqetësim të tij dhe njëkohësisht e ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme nëse Policia e kontrollon tërë kufirin me Serbinë, pasi ka shqetësime nga ana e banorëve të Karaçevës, fshat ky i komunës së Kamenicës në të clin shpesh raportohet për hyrje të polciisë serbe në territorin e Kosovës.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Hotit ministri Gashi, theksoi se përgjegjësia për mbikëqyrjen e vijës kufitare me Serbinë është ende nën mandatin e KFOR-it, i cili nuk e ka dorëzuar mandatin te Policia e Kosovës, ashtu siç e ka dorëzuar në pjesët tjera të vijës kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
“KFOR-i mendon që pjesa e kontestuar ndërmjet fshatrave Novosellë dhe Karaqevë është nën juridiksionin serb në bazë të marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës të vitit 1999 dhe të nënshkruar ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe. KFOR-it respekton këtë marrëveshje dhe kërkon të respektohet edhe nga ana e Policisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj gjendje praktike, Policia e Kosovës është e pranishme në kufirin me Serbinë dhe e mbikëqyr këtë pjesë të kufirit në bashkëpunim me KFOR-in. Përjashtim bënë vetëm pjesa e vijës kufitare mes fshatrave Karaqevë e Poshtme, Karaqevë e Epërme dhe Buhovitët, e cila është e pamundur të realizohet nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak të urdhëresës së komandantit të KFOR-it Salvadore Farina të 12 majit 2014, e cila e ndalon përdorimin e rrugës ‘bay pass’, që e lidh rrugën e vetme e cila mundëson Policisë së Koso vës të ketë qasje në këto fshatra”, tha Gashi.