Mjeku popullor shqiptar thotë se speci i kuq lufton kancerin e gjirit

Mjeku popullor shqiptar thotë se speci i kuq lufton kancerin e gjirit

 

Ushqimet e shëndetshme janë përbërës shumë të rëndësishëm të organizimit tonë, e disa prej tyre kanë veti shëruese për të cilat mbase nuk kemi qenë të informuar sa duhet.

Speci i kuq i djegëst është një përbërs i dietës ushqimore shqiptare, derisa për të ka folur mjeku popullor nga Shqipëria, Ruzhdi Metali, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ka thënë se speci i kuq i djegëst shëron kancerit e gjirit tek femrat si dhe lufton migrenën. Ai në postimin e tij në rrjetin social Facebook tregon se ky ishte edhe një studim i realizuar nga një grup kërkuesish gjermanë të Ruhr të Universitetit të Bochum.

Ai tha se elementi kapsaicina që gjendet në specin e kuq lufton qelizat kancerogjene, dhe i bëjnë që ato të vdesin.

Për më shumë shikoni postimin e plotë të mjekut popullor: Kapsaicina, përbërësi aktiv që I jep ‘shijen ulërimë’ specit, duket se ndalon rritjen e qelizave kancerogjene në rastin e kancerit të gjirit. Studimet për këtë u bënë nga një grup kërkuesish gjermanë në Ruhr-Universitat Bochum. Kërkuesit përdorën kapsaicinën për të aktiviziuar receptorin TRPV1 në kulturat qelizore. Trajtimi me kapsaicinë, bëri që qelizat kancerogjene të ndaheshin më pak dhe një numër I madh I tyre të ‘vdisnin’. Jo vetëm kaq, por edhe ndalonin aftësinë e tyre për të metastazuar në trup. Kapsaicina tregoi vecori të forta anticancer, në promovimin e apoptozës dhe parandalimin e metastazave. Mbase mund të jetë edhe pjesë e kimioterapive. Një tjetër studim nga American Chemical Society gjeti se kur kombinohet kapsaicina me përbërësin aktiv të xhinxherit (gingerol-6), mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit të mushkërive. Rezultatet janë publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Shpërndaje në: