Mercedes prezantoi AMG GT S Roadster me 522 kuaj fuqi

Mercedes prezantoi AMG GT S Roadster me 522 kuaj fuqi

Modeli i ri do të marrë vendin ndërmjet AMG GT Roadster më të dobët dhe AMG GT C Roadster më të fuqishëm.

Mercedes publikoi fotografinë dhe detajet teknike të modelit të ri AMG GT Roadster me shenjën “S”.

Vetura disponon motor 4.0 bi-turbo V8, i cili mundëson 522 kuaj fuqi. Po ashtu, ka ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive, falë të cilit automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për 3,8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 308 km/h.

AMG GT Roadster standard ka motor prej 476 kuaj fuqi, ndërsa AMG GT C Roadster disponon me 558 kuaj fuqi.

Shpërndaje në: