Në përgatitje Giulia Coupe dhe Alfa SUV (Foto)
Alfa Romeo në qershor edhe zyrtarisht do të prezantojë coupe-n e re të bazuar në limuzinën Giulia dhe Alfa SUV.
Revista Autocar shkruan se informacionet zyrtare lidhur me këto dy vetura do të bëhen të ditura muajin e ardhshëm nga njeriu i parë i grupit FCA, Sergio Marcione.
Alfa Romeo Giulia me dy dyer do të ketë motor hibrid 2.9 litra bi-turbo V6, ndërsa duke iu falënderuar elektrifikimit të motorit dhe sistemit për rikuperimin e energjisë, fuqia e përgjithshme e kombinuar do të jetë mbi 640 kuaj fuqi.
Modeli Giulia Coupe do të arrijë në sallonet e shitjes në vitin 2019.
Muajin e ardhshëm do të dihen edhe më shumë detaje lidhur me modelin tjetër më të ri Alfa SUV, i cili në gamë do të marrë vendin nën Stelvia, transmeton KosovaPress. Modeli do të ketë motor 2.0 litra turbo benzinë, i cili me mbështetjen elektrike do të zhvillojë rreth 400 kuaj fuqi. Premiera e kësaj veture është planifikuar po ashtu për vitin 2019.