Gjithçka që ndodhi në finalen e Eurovisionit- Ku arritën tre shqiptarët në festivalin e sivjetmë të këngës

Gjithçka që ndodhi në finalen e Eurovisionit- Ku arritën tre shqiptarët në festivalin e sivjetmë të këngës

 

Kanë përfunduar  të gjitha votimet  në festivalin e këngës Eurovision 2018, ku fitues është shpallur  Izraeli me 529 pikë.

Është hera e katërt që ky shtet fiton në Eurosong.

Qipro me përfaqësuesen shqiptare, Eleni Foureiera ka arritur të zë vendin e  dytë, me 436  pikë.  Shqipëria ka mbetur  në pozitën e 11-të me 184 vota, raporton Periskopi.

Kurse Italia me shqiptarin Ermal Metën ka zënë  vendin e pestë me 308 vota.

Shqipëria ia ka dhënë pikët maksimale në Eurovizion  Italisë, me përfaqësus Ermal Metën, po ashtu shqiptar. Kurse Italia ia ka kthyer me zero pikë.

Ndërsa 10 pikë ia ka dhënë Qipros, shtet i përfaqësuar nga shqiptarja Eleni Foureiera.

Kujtojmë që tre shqiptarë morën pjesë sonte në këtë festival të këngës.

Një incident i pashënuar më parë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë finales së Eurovizion.

Kur Surie, këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe ishte duke performuar këngën e saj, një fans hipi në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora.

Ai mori mikrofonin në dorë dhe bërtiti:

Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri!”

Ai u shoqërua menjëherë nga rojet e sigurimit. Ndërkohë që në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”.

Me sa duket fansi është në reper që aspiron shumë dhe çuditërisht me origjinë shqiptare.

Ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C.

Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.

Fituese e këtij festivali doli përfaqësuesja e Izraelit, Netta Barazilaj, e cila kishte qenë favorite që në fillim të netëve gjysmë-finale.

Ashtu siç është traditë, këngëtarja që merr çmimin e parë, performon edhe një herë pasi të merr çmimin.

Pasi kishte përfunduar këngën, Netta ishte nisur në prapaskenë dhe për një moment rrëshqet e rrëzohet nga shkallët, por fatmirësisht çdo gjë kaloi ma lëndime.

Kujtojmë që në “Eurovizion” këtë vit ishin pjesëmarrës tre shqiptarë, Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë dhe zuri vendin e 11-të, Eleni Foureira përfaqësuese e Italisë që u rendit e dyta si dhe Ermal Meta përfaqësues i Italisë, që mori vendin e 5-të.

 

 

Shpërndaje në: