A e keni ditur sa bukur vallëzon Mimoza Kusari? – Dikur kritikohej për vallëzim para Gadaffit në Libi

A e keni ditur sa bukur vallëzon Mimoza Kusari?  – Dikur kritikohej për vallëzim para Gadaffit në Libi

Mimoza shumë në disponim para fjalimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila po qëndronte në Amerikë, ku po merrte pjesë në kampanjën “Dhuna nuk është çmimi që gratë duhet ta paguajnë në politikë”.

Aty po merrin pjesë shumë gra nga vende të ndryshme të botës si nga Meksika, Gjeorgjia, Suedia, SHBA, Anglia, Kosova e të tjera. Ambasadore e kësaj fushate është ish sekretarja e shtetit amerikan Medeline Albright.

Pas fotografive të postuara nga takimi me gra të ndryshme si Medeline Albright e Vlora Çitakun, vëmendje në Instagramin e Kusarit ka tërhequr një video në të cilën Mimoza duket së është duke vallëzuar dhe mjaft në disponim para se të fillojë të mbaj fjalimin në këtë kampanjë.

E veshur në një fustan të kuq kombinuar me një palë këpucë krem Mimoza Kusari Lila duket shumë bukur.

Por, kjo nuk është hera e parë që Kusari Lilën e shohim duke vallëzuar.

Vite më parë, ishte publikua një video, në të cilën shihej ajo duke i prirë valles.

Ky aheng thuhet se ishte organizuar në qytetin e saj, në Gjakovës, ku ajo po kërcente nën këngën dhe ritmin e këngëtarit bashkëvendas, Shkëlzen Jetishi.

Për vallëzim, ajo ishte kritikuar disa herë.

Më 2011, ajo kishte qenë pjesë e një delegacioni 128 anëtarësh që ishin nisur me mision lobimi në Libi.

Ishte raportuar se lobimi kishte përfunduar me këngë e valle para diktatorit tashmë të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi.

Këtë Kusari Lilës ia kishte përmendur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një seance.

“E kam prishur gjuhën. Fola për aftësitë tuaja për vallëzimin para Gadafit. Unë nuk di të vallëzoj para Gadafit. Marrë pjesë në evente festive por nuk di të vallëzoj si duhet. E nëse ruhen marrëdhëniet me miqtë duke vallëzuar, ne krejt llamë do t’i bëjmë”, deklaroi Haradinaj./Periskopi 

 

Shpërndaje në: