Rrethohet nga qentë endacakë që lehin të nevrikosur, por nuk sulmojnë – Video që do t’ju frikësojë

Rrethohet nga qentë endacakë që lehin të nevrikosur, por nuk sulmojnë – Video që do t’ju frikësojë

Numri i qenve endacakë, sidomos në kryeqytet është i madh, ndërsa qytetarët shpeshherë ndihen të rrezikuar se mund të sulmohen nga ta, raporton Periskopi.

Por, kjo video dëshmon krejt diçka tjetër.

Qentë endacakë nuk ju sulmojnë, përderisa ju nuk i ngacmoni ata.

Aktivisti për mbrojtjen e kafshëve, Driton Gusia, i cili ka publikuar këtë video, shihet i shtrirë, teksa përreth vetës ka qenë të shumtë endacakë.

Pavarësisht që e lehin, qenët as nuk i afrohen as nuk e sulmojnë.

Në mbishkrimin e videos që ka shpërndarë në një grup të tij, ai ironizon me ata që thonë se ua kanë frikën këtyre qenve.

“Sërish sulmojn qent endacak, tepër t’rrezikshem brrie!”. O KUKU O KUKU!”, shkruan ai, në përshkrimin e kësaj videoje.

Shpeshherë në Kosovë, organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë shënuar Ditën Botërore të Qenve Endacakë, me qëllim të shpërndarjes së mesazhit te njerëzit që kafshët endacakë nuk duhet të keqtrajtohen dhe duhet të ushqehen.

Organizatat e tilla shpeshherë janë ankuar se mbështetja institucionale për këtë problematikë është shumë e vogël.

Sipas tyre, institucionet duhet të kujdesen për kafshët, e jo t’i vrasin ato.

Për zgjidhjen e këtij problemi, thuhet se sterilizimi dhe strehimoret janë dy mënyrat më të mira.

 

 

Shpërndaje në: