Kapitalizmi është duke u zhvilluar pikërisht ashtu siç e parashikoi ekonomisti i madh Karl Marx
Njëqind e gjashtëdhjetë vite më parë, në kohën kur llambat ende nuk ishin shpikur, Karl Marks parashikoi se robotët do të zëvendësonin njerëzit në punat e tyre.
“Fillimisht i përshtatur brenda procesit prodhues të kapitalit, që do të thotë se puna kalon përmes metamofrozave të ndryshme me kulmimin e së cilës ndodh të jetë makina, ose një sistem automatik i makinerisë”, shroi ai në dorëshkrimin e tij të pabotuar, “Fundamentalizmi i Kritikës së Ekonomisë Politike”. “Vetëm punëtorët janë të lidhur si një trup i vetëdijshëm”.
Që kur Marksi ka shkruar këto fjalë, gradualisht makinat kanë filluar të zëvendësojnë punën që kanë bërë më parë njerëzit. Në shekullin e 20, lëvizjet politike kanë tentuar që idetë e Marskit t’i bëjnë realitet, mbase edhe disa prej tyre kanë dështuar, por 200 vite prej kohës kur ka lindur ai, analizat dhe parashikimet e tij në mënyrë të përsëritshme kanë dalur si të vërteta. Në shumë mënyra, ne jemi duke jetuar në botën që e parashikonte Marksi.
Marksi tregoi se krizat e përsëritura nuk ishin një efekt aksidental i kapitalizmit, por një tipar i domosdoshëm dhe i pandashëm, shpjegon Nick Nesbitt, profesor i disa universiteteve në Francë, Itali dhe autor i librit “Koncepti në krizë: Të lexuarit e kapitalizmit të sotëm”. “Ai tregon se burimet e vlerave në kapitalizëm është puna jetësore. Ai gjithashtu tregon se kapitalizmi ende tenton të eliminojë punën e gjallë si një dimension i dosmodoshëm i zhvillimit të tij”, thotë Nesbitt. Kjo kontradiktë nënkupton që kapitalizmi nuk është kurrë i qëndrueshëm, por përherë zhvendoset brenda dhe jashtë krizës: Sistemi varet nga puna njerëzore ndërsa njëkohësisht e çrrënjos atë, raporton “Quartz”, transmeton Periskopi.
Dhe aksionet tanimë janë të larta. Marksi analizoi kapitalizmin si një sistem social, në vend se të analizojë si një ekonomi të thjeshtë. “Njerëzit dhe marrëdhëniet njerëzore varen nga vendi ynë brenda vetë sistemit kapitalist”, tha Nesbitt. “Nëse ne nuk gjejmë një vend brenda sistemit si individë dhe qenie njerëzore atëherë jetojmë nën një përjashtim”. Kapitalizmi jo vetëm përcakton rezultatet e burimeve tona por ajo përcakton sesi të lidhemi me to, pra është fjala për mjedisin dhe veten tonë. Për të dhënë tepër është e dëmshme për mirëqenien sociale, si dhe për jetesën ekonomike, sipas sistemit kapitalist.
Mund të jetë joshëse për të hedhur poshtë analizën e Marksit, duke pasur parasysh se vizioni i tij komunist dështoi në praktikë. Megjithatë, politika që është zhvilluar në Bashkimin Sovjetik nuk është aplikuar sipas “vizionit social-strukturor të Karl Marksit”, tha Nesbitt, por në fakt ka gjetur terren “lenizinmi dhe Revolucioni rus”. Shumica e punës së Marksit ishte fokusuar në kritikën ndaj kapitalizmit, dhe ai ka shkruar shumë pak në atë çfarë realisht ka bërë komunizmi para se të kryente funksionin e saj në Bashkimin Sovjetik. Sllogani i popullarizuar i famshëm i Marksit është ky “Secili sipas aftësive të tij, dhe secili sipas nevojave të tij” që do të thotë se të gjithë kanë mundësinë për të rritur potencialin e tyre për të marrë atë për çfarë kanë nevojë, të tilla si ushqimi dhe strehimi. Por, shkrimtari dhe filozofi Carol Gould tha se Marksi nuk ka fol shumë për atë që kjo si do të dukej në prakikë.
Përveç kësaj, Marksi mendonte se komunizmi i vërtetë do të zhvillohej vetëm nën kushte të caktuara. “Parashikimi i Marksit për mbijetesën e një revolucioni komunist, ka nevojë të përfshihet në vendet e zhvilluara industrialisht, dhe të paktën kjo qasje të shtrihet në nivel ndërkombëtar për të zëvendësuar të gjithë sistemin kapitalist”, tha filozofja politike Vanessa Wills. “Asnjë nga këto kushte nuk u përmbushën në rastin e Bashkimit Sovjetik, i cili ishte gjithmonë i izoluar ekonomikisht”.
Dhe kështu është e gabueshme që të ngatërrohet dështimi i komunizmit në shekullin e 20 me mendimet e Marksit. Dy shekuj më vonë, shkrimet e Marksit mbeten një nga analizat më “depërtuese” të kapitalizmit, thotë Nesbitt.
Mendimtari nuk kishte të drejtë vetëm në lidhje me ngritjen e automatizimit. Ai gjithashtu parashikoi globalizmin dhe rritjen e pabarazisë së sotme, shkruan Gould. “Ai ishte i saktë kur thoshte që hendeku mes punës dhe kapitalit do të përkeqësohet”, shkruan ajo. Marksi parashikoi që kapitalizmi do të shpie në varfëri, një skenar që sot është e pranishme tek familjet tona. “HUD (departamenti i Shteteve të Bashkuara i shtëpive dhe zhvillimit urban) vlerësoi se afro një milion e gjysmë të njerëzve në SHBA e kalojnë natën jashtë në mungesë të shtëpive, ndërsa në të gjithë vendin vlerësohet se afro 18 milionë shtëpi janë të zbrazta”, thotë Wills.
Ndërkohë, siç tregon studimi i Biznesit të Harvardit, shoqëria bashkëkohore karakterizohet nga një ndjenjë e tjetërsimit midis punëtorëve të distancuar nga prodhimi i punës së tyre dhe nga fetishizimi i tregut të parashikuar nga Marksi.
Wills beson se revolucionet e përshkruar nga Marksi mund të ndodhin një ditë, por jo së shpejti. “Midis shumë faktorëve të nevojshëm, klasës punëtore të njerëzve që ekonomikisht zhvillojnë kombet e tyre, ata do të kenë nevojë të zhvillojnë një politikë të madhe të pavarur nga klasa kapitaliste në vendet e tyre”, shkruan ajo. “Ne gjithashtu kemi nevojë të shohim emergjencat e më shumë principeve anti-imperialiste politike që bijnë në kundërshtim me luftën, racizmin, dhe promovojnë solidaritet midis njerëzve të të gjitha kombeve”. Por ka pak indikacione se çfarë do të ishte e nevojshme për të sjellë ndryshime të tilla radikale politike.
Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher përdori shprehjen “nuk ka alternativë” për të shpjeguar angazhimin e saj ndaj sistemit kapitalist. Çështja e rrahur thellë për kapitalizmin nga analiza e mprehtë e Marksit, na lejon të parashikojmë alternativa të tjera potenciale.
“Nëse nuk e kuptoni se çfarë është kapitalizmi, atëherë si mund të shpresoni të formuloni ndonjë sistem revizionist dhe një kritikë se çfarë mund të qëndrojë përtej saj?”, pyet Nesbitt.
Akoma ka shumë lëvizje politike që në mënyrë të vazhdueshme i referohen Marksit, me një shkallë saktësie të ndryshme. Qeveria kineze për nder të 200 vjetorit të tij i ka ndërtuar një bust gjigand, por është e dyshimtë se mendimtari do të kishte qenë aq entuziast për gjendjen totalitare, ashtu siç është shteti kinez për të. Ekonomisti dhe ministri i financave të Greqisë, Yanis Varoufakis së fundmi i ka bërë një hyrje të re “Manifestit komunist”, duke argumentuar përse Marksi është aq thelbësor nëse dëshirojmë të analizojmë hendekun në rritje midis të pasurve të varfërve. Ndërkohë, punëtorët anembanë botës mbanin figurën e Marksit më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës; puna e tij është akoma pikë referimi vendimtare për ata që protestojnë për padrejtësitë e kapitalizmit dhe kërkojnë ndryshime për të përfituar në shkallën e 99%.
Çdo avancim i madh historik në teknologji ka shkatërruar punën njerëzore, duke lënë shumë të papunë për një periudhë të gjatë kohore. Fuqia punëtore i është përgjigjur këtyre ndryshimeve duke iu përshtur gradalisht për të qenë pjesë e punëve të reja të krijuara nga ky sistem, dhe kështu kapitalizmi ka vazhduar të funksionojë, gjithmonë në varësi të punës njerëzore dhe teknologjisë. Krizat aktuale të paraqitura nga automatizimi mund të mos zgjidhen aq lehtë sa në të kaluarën. Situata sot “është e ndryshme”, thotë Nesbitt, dhe kërkon analiza mjaft të sofistikuara për natyrën e kapitalizmit. “Kjo është ajo që shkruan Das Kapital një vepër teorike dhe kritike që nuk kufizohet vetën në shekullin e 19”, shtoi ai. Sistemi kapitalist, pas gjithë kësaj është “bota që ne vazhdojmë të jetojmë sot”./Periskopi/