A keni dikush një lugë: 12 ton çokolatë derdhen në rrugë pasi rrotullohet cisterna
Në një autostradë në Poloni janë derdhur 12 ton çokolatë e lëngshme nga një cistern.
E gjithë masa e çokolatës ‘mbuloi’ autostradën që lidh qytetin e Poznanit me Varshavën.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet pse kamioni me cisternën që bartte çokolatën u rrotullua.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, autostrada është bllokuar dhe sipas autoriteteve polake, ajo nuk ka qenë e kaluar për disa orë.
Për ta pastruar autostradën, kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë përdorur ujin e nxehtë.
Ngjarja është përfolur shumë në rrjetet sociale, madje Neë York Times në përshkrimin e lajmit pyet:
12 ton çokolatë derdhen në rrugë, a keni dikush një lugë?