Historia që po çmend të gjithë, fëmija vjen në jetë me spiralen në dorë
Kontracpetivët nuk janë të pasigurt, megjithatë nuk mund të konsiderohen as 100% të sigurt. Këtë e dëshmon edhe rasti i Dexterit të vogël i cili ka ardhur në jetë edhe pse nëna e tij kishte vendosur spiralen.
Gjithçka ka ndodhur në Teksas të SHBA, dhe bebushi është bërë i njohur nga të gjithë duke qënë se fotoja e tij është bërë publike për të gjithë.
Fotoja tregon një bebe që mban në dorë spiralen e cila mendohej se do të pengonte shtatzaninë që solli Dexter në jetë. Ai ka lindur me operacion dhe mjekët e kanë nxjerrë atë nga barku i nënës bashkë me spiralen që mbante në dorë.
Nëna e tij Lucy Hellein kishte menduar se do të pengonte një shtatzani të padëshiruar, por spiralja kishte përfunduar pikërisht brenda plaçentës ku ndodhej fëmija. Shprehia e fytyrës së fëmijës dukej sikur tregonte se kishte fituar ndaj atij objekti që mbante në dorë.
Nëna ka shpërndarë foton e bebit duke shkruar sipër “Mirena ka dështuar”. Mirena është emri i spirales që nëna kishte vendosur. Ajo foto është shpërndarë me mijëra herë dhe është bërë virale. Megjithatë kjo shtatzani ka një fund të lumtur edhe pse ishte e padëshiruar, sepse një fëmijë duhet të jetë i mirëpritur në jetë.
Dexteri i vogël, ashtu si të gjithë fëmijët, ka sjellë gëzim në familjen e tij. Pra ashtu si të gjitha metodat mbrojtëse edhe spiralja nuk mund të konsiderohet 100% e sigurt, por fëmija duhet të jetë i mirëpritur ashtu si edhe Dexter!