Pastroni mikrovalën në mënyrë natyrale vetëm me limon
Jo të gjithëve u pëlqen shija e limonit, mirëpo përdorimi i tij është më i gjerë se që keni menduar.
Një gjë që mund ta bëni me limon është edhe pastrimi i mikrovalës suaj, e cila nuk është e preferuar që të pastrohet me detergjentët e zakonshëm. Kjo mund të bëhet me lëngun e limonit.
Si të veproni:
Vendosi në mikrovalë një gotë me ujë dhe copa të prera limoni.
Më pas ndizeni mikrovalën për rreth 3 minuta. Falë avujve, ngrohja e ujit me limon do të pastrojë edhe pjesët më të brendshme të mikrovalës