Depresioni nuk është vetëm sëmundje mendore
Njerëzit shpesh mendojnë që depresioni ndikon vetëm në mendje, sepse është klasifikuar si një çrregullim mendor. Një studim i ri ka treguar se depresioni është më shumë si një sëmundje sistematike që ndikon në gjithë trupin.
Një ekip i studiuesve i udhëhequr nga Universiteti i Granadës vendosi të studioi se çfarë ndodhë në gjithë trupin e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe u fokusuan në shkaktarët e stresit.
Ata kryen një meta-analizë, duke përfshirë 29 studime të mëparshme të përbërë nga më shumë se 3,900 njerëz. Studiuesit, të udhëhequr nga Sara Jiménez-Fernández, krahasuan pacientët me depresion të kontrolleve të shëndetshme para dhe pas trajtimit.
Edhe pse kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë treguar se depresioni është një sëmundje sistematike, në vend se vetëm mendore, pacientët e depresionit janë ankuar gjithmonë për dhimbje fizike. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje kanë raportuar shpesh për pagjumësi dhe gjumë të tepërt, së bashku me lodhje kronike dhe ulje të oreksit për ushqim dhe seks.
Rezultatet, e publikuara në Gazetën e Psikiatrisë Klinike, mund të shpjegojnë shoqata të rëndësishme, mes depresionit dhe sëmundjeve tjera, duke përfshirë sëmundjet vaskulare dhe kancerin. Gjithashtu mund të tregojnë se pse njerëzit me depresion jetojnë më pak se ata pa depresion. /Telegrafi/