Sëmundja vdekjeprurëse Ebola rikthehet, rezulton fatale për disa persona
Dy raste të prekura nga sëmundja vdekjeprurëse Ebola konfirmohen në Republikën Demokratike të Kongos, thuhet sipas zyrtarëve qeveritarë të shëndetit.
Të paktën 10 raste të tjera janë duke u hetuar, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
Virusi i sëmundjes Ebola, e njohur edhe si ethet hemoragjike është një sëmundje e rëndë që rezulton në shumë raste si fatale.
Raportet e Organizatës Shëndetësore Botërore thonë se rasti i parë i virusit Ebola është paraqitur në një fshat të Afrikës Qëndrore.
Shpërthimi dyvjeçar në Afrikën perëndimore që filloi në vitin 2014 përfshinte zona të mëdha urbane, si dhe ato rurale.
Më shumë se 11, 300 persona kanë vdekur, shumica prej tyre në Guinea, Sierra Leone dhe Liberi./Periskopi/