Hulumtimi gjen se Facebook-u kishte ndihmuar ekstremistët të njoftoheshin me njëri-tjetrin
Hulumtuesit kanë analizuar 1 mijë llogari të anëtarëve që e mbështesin Isis-in, gjatë një periudhe gjashtë mujore
Facebook-u ka ndihmuar që të njihem mes vete mijëra anëtarë të ISIS-it përmes opsionit “suggested friends” [shq.shokë të sygjeruar], raporton Independent, përcjell Periskopi.
Kjo platformë është akuzuar se ka mbështetur ekstremistët dhe i ka lejuar ata që të zgjerojnë rrjetin e tyre.
Algoritmat e përdorur nga Facebooku sygjerojnë se përdoruesit lidhen nëse ndajnë interesa të përbashkëta.
Hulumtuesit, të cilët analizuan aktivitetin e 1 mijë mbështetësve të ISIS-it nga 96 vende të Botës, zbuluan që ata shpesh njoftoheshin me njëri-tjetrin pikërisht përmes një opsioni të tillë të mundësuar nga Facebook-u.
Robert Postings, një prej hulumtuesve, tha që pasi kishte klikuar në faqet e lajmeve të jo-ekstremistëve, kishte marrë shumë sygjerime për shokë nga ekstremistët.
“Facebook-u, me dëshirën e tij për të lidhur sa më shumë njerëz që është e mundur, pa dashje kanë krijuar një sistem që i ndihmon të lidhen ekstremistët dhe terroristët,” tha ai për The Telegraph, transmeton Periskopi.