Kujdes, ja çfarë e përhap virusin HIV
Instituti Rus për Kërkime Strategjike (RIRS) pohon se prezervativët janë burimi i infektimit dhe përhapjes së HIV.
Zëvendësdrejtorja e RIRS Tatiana Guzenko tha se epidemia nuk ishte asgjë më shumë se “lufta e informacionit e Perëndimit kundër Rusisë”.
Prezervativët janë përgjegjës për përhapjen e HIV, zbuloi Igor Beloborodov, bashkautor i raportit të RIRS.
Ai beson se kompanitë që shesin “produkte kontraceptive” inkurajojnë të rinjtë në seks, dhe mbrojtja më e mirë kundër HIV është në fakt një familje heteroseksuale në të cilën partnerët janë besnikë ndaj njëri-tjetrit.