Mercedes S-Class që lansohet brenda dy vitesh, do të ketë teknologji të lartë (Foto)
Pos luksit të pafund, S-Class i ri do të ketë edhe risi të mëdha teknologjike
Prej se është lansuar, Mercedes S-Class ka pasur nivel të lartë të luksit dhe teknologjisë, që ka bërë edhe prodhuesit tjerë ta imitojnë, ndërsa as modeli ri nuk do të bëjë dallim, transmeton Telegrafi.
Derisa pjesa e jashtme e modelit që lansohet më 2020 do të ketë eksterier të njëjtë, pjesa e brendshme do të pësoi ndryshime radikale. Shefi i dizajnit të enterierëve të makinave Mercedes, Harmut Sinkëitz ka bërë të ditura disa të reja teknologjike që do t’i ketë sy sedan luksoz.
Megjithëse edhe deri më tani ka pasur enterier të pasur, Sinkwitz ka thënë se kësaj radhe janë fokusuar në lehtësimin e punëve të shoferit, si dhe qëndrimin sa më komod të pasagjerëve. Sistemi i deritanishëm i kontrollit që ishte i vendosur në timon, tani do të zëvendësohet me një ekran të ndjeshëm në prekje.
Shoferi mund të shfrytëzojë edhe një ekran të njëjtën në panelin që pa para, që i japë informacione në mënyrë digjitale. Megjithëse nuk ka dhënë hollësi, ka thënë se teknologjia ka evoluar.
“Do të ketë ekrane të mëdha, me rezolucion të lartë që japë një pamje shumë të mirë” ka thënë Sinkwitz. Dallim prej makinave tjera, bën ndriçimi që mundëson 64 lloje ambientesh. /Telegrafi/