Volkswagen bëhet me kamerë që zbulon këmbësorët në errësirë
Falë kamerës termike, shoferi do të jetë në gjendje të shohë këmbësorët, çiklistët dhe kafshët më të mëdha në rrugë, në distancën prej 10-130 metra para veturës.
Përdorimi i kamerave termike në industrinë e automobilave nuk është një risi. Disa, mbi të gjitha, prodhuesit e premium tashmë e përdorin këtë teknologji në automjetet e tyre për të ndihmuar shoferët në kushtet e dukshmërisë së dobët dhe sidomos gjatë natës, për të shmangur aksidentet, transmeton KosovaPress.
Kjo teknologji përdoret gjithashtu edhe në vetura testuese vetëlëvizëse.
Volkswagen do ta përdorë kamerën për herë të parë në Touareg, i cili kishte premierën botërore në panairin e veturave në Pekin.
Gjatë shpejtësisë mbi 50 km/orë, sapo sistemi të vërejë këtë rrezik, paneli instrumental automatikisht përfshin një fotografi nga një aparat fotografik termik në të cilin shënohet një këmbësor ose ndonjë objekt tjetër në rrugë.
Nëse automjeti lëviz më ngadalë se 50 km/orë, në vend të ekranit termik të kamerës do të aktivizohet një paralajmërim vizual në formën e një drite të kuqe në panelin e instrumenteve. Në rast se vetura është e pajisur me një ekran head-up, ky paralajmërim shfaqet edhe aty.