Leximi ofron përfitime edhe për shëndetin
Studiuesit kanë gjetur se leximi mund të reduktojë stresin. Sipas një studimi të kryer në vitin 2009 nga Universiteti i Sussex në Britaninë e Madhe, leximi mund të zvogëlojë nivelin e stresit më shumë 68%, më shumë se sa dëgjimi muzikë ose shëtitja, transmeton Indeksonline.
Leximi mund të ngadalësojë rënien njohëse. Teksa plakemi, truri ynë ngadalëson dhe detyrat njohëse që dikur na janë dukur të lehta, të tilla si mbajtja në mend e një emri ose numri shtëpie, mund të bëhet më e vështirë.
Por sipas disa studimeve, leximi mund të ndihmojë të ngadalësojë ose madje edhe të parandalojë rënien njohëse, madje mund të parandalojë sëmundje të rënda siç është Alzheimer.
Leximi përmirëson gjumin dhe gjithashtu rrit inteligjencën.
Prandaj, nëse e bëni shprehi të lexoni çdo ditë nga pak, ju përveç se do të zgjeroni njohuritë tuaja njohëse, gjithashtu do të keni edhe përfitime shëndetësore./Indeksonline/