Tani mund të blini online në Instagram

Tani mund të blini online në Instagram

Tashmë mund të ruani informacionet e pagesave apo blerjet e produkteve direkt nga aplikacioni i Instagram, konfirmon kompania për CNBC.

Risia e pagesës do të shfaqet tek Rregullimet në aplikacion, me mundësinë për të shtuar informacionet e kartës së kreditit, gjurmimin e pagesave të mëparshme dhe vendosjen e një PIN për siguri shtesë.

Ka qenë TechCrunch i pari që ka dhënë lajmin. Pra, kjo do të thotë që tani mund të blini produkte në një faqe interneti, direkt nga faqja e tij në Instagram, duke ndjekur një faqe të veçantë dhe duke ndjekur procedurat normale të pagesës. Kjo është një tjetër përpjekje për të mbështetur bizneset dhe reklamat në platformën e Instagram. Rrjeti social, gjithashtu në pronësi të Facebook, po ndërton në këtë mënyrë modelin e vetë të reklamës. Në javët e fundit të njëjtin përditësim bëri dhe Snapchat.

Shpërndaje në: