Twitteri problem të madh me një virus: Iu kërkon të gjithë përdoruesve që t’i ndryshojnë passwordët

Twitteri problem të madh me një virus: Iu kërkon të gjithë përdoruesve që t’i ndryshojnë passwordët

Twitter-i iu ka kërkuar 330 milionë përdoruesve të tij që të ndryshojnë passwordët pasi thanë se kishin zbuluar një virus, shkruan Periskopi.

Kompania ka thënë se e ka detektuar dhe e ka rregulluar virusin, dhe nuk ka hasur në asnjë indikacion të ndonjë shpërdorimi ndaj ndokujt”. E megjithatë, ata iu kërkuan të gjithëve që t’i ndërronin passwordët si një masë paraprake.

Përdoruesit që u kyçën në Twitter të martën e gjetën një mesazh që iu thoshte t’i ndryshonin passwordët e tyre.

Nuk është e qartë se sa llogari të kësaj platforme janë afektuar. Një njeri që merret me këto punë i ka thënë Reutersit se numri ishte ‘përmbajtësor’ dhe që problemi ka ngulmuar qe disa muaj. /Periskopi

Shpërndaje në: