Çka i shkakton trupit qëndrimi ulur për kohë të gjatë
Mund të jetë një ditë e zakonshme pune në zyrë, apo një natë e tërë e shpenzuar para kompjuterit.
Meqenëse të qëndroni ulur disa orë në ditë mund të mos ju duket ndonjë problem serioz, në fakt duhet të filloni të shqetësoheni.
Këto janë rekomandimet e mjekëve për këtë:
Ecni në këmbë më shpesh, sa më larg veturës për rrugë të shkurtra
Mos u ulni kur përdorni transportin publik
Shkoni dhe flisni me kolegët përballë, jo t’i merrni në telefon
Hani drekë jashtë
Përdorni shkallët jo ashensorin
Bëni pushime të shkurtra nga karrigia e punës