Kështu mund të duket Mercedes-Benz A-Class në version karavan
Gjenerata e re e Mercedes-Benz A-Class para disa muaj fillimisht është prezantuar në version Hatchback me pesë dyer, ndërsa para disa ditësh në panairin e veturave në Pekin është promovuar modeli A-Class L në version Sedan (i gjatë 4.6 metra).
Ndërkohë, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design përmes publikimit të një fotografie ka shpalosur idenë e tij se si mund të A-Class në version karavan, transmeton Koha.net.
Për versionin zyrtar karavan, mbetet të presim nëse do të bëhet në të ardhmen.