Huawei lanson telefonin e ri Honor 6X
Kompania tashmë ka filluar të dërgojë ftesat për ceremoninë e lansimit që do të zhvillohet në Kinë.
Telefoni pritet të dal në treg me ekranin prej 5.5 inçëve në rezolucionin 1080 piksel, procesorin Qualcomm Snapdragon 625, RAM memorie të kapacitetit prej 2 ose 3 GB dhe hapësirën e brendshme me 32 GB.
Honor 6X pritet të sjell poashtu skanerin e gishtërinjëve, portin USB Type-C dhe kartelën për integrimin e dy numrave SIM.
Ende nuk dihet saktësisht kapaciteti i kamerës për Honor 6X, megjithatë, sipas spekulimeve të deritanishme, pajisja do të paketojë kamerën kryesore me 12MP e cila do të shoqërohet nga kamera dytësore prej 5 MP.
Honor 6X pritet të shitet me çmim të njejtë sikurse paraardhësi Honor 5X, specifikisht prej 200 dollarëve si vlerë fillestare.