Dy kompanitë e famshme pritet të bashkohen
Dy kompanitë e famshme, T-Mobile dhe Sprint janë afër një bashkimi në një kompani të vetme. Për dy kompanitë është folur që nga viti 2014 për një bashkim të mundshëm por që shifra e marrëveshjes përbënte problem.
Raportohet se kompanitë kanë gjetur gjuhë të përbashkët për shifrën e 26 miliardë dollarëve.
Norma e ulët e tatimit në korporata, vendosja e 5G dhe rritja e konkurrencës në vendosjen e kabllove kanë qenë tre faktorët që i kanë bërë bashkë kompaninë gjermane me atë amerikane.