Ushtrimet kur jeni të zemëruar trefishojnë rrezikun për sulm në zemër
Zemërimi thuajse e dyfishon rrezikun për sulm në zemër brenda një ore, përderisa ushtrimet e rënda fizike e bëjnë të njëjtën gjë. Por, kombinimi i tyre – siç është të bërit ushtrime ekstreme për ta hequr zemërimin – vetëm sa e rrit më shumë rrezikun, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se studimi – më i madhi i llojit të vet – sjell dëshmi të një lidhje kruciale mes mendjes dhe trupit.
Dr. Andreë Smyth, udhëheqës i këtij studimi, thotë se gjendjet ekstreme emocionale dhe fizike besohet se kanë efekte të njëjta në trup. Të dyja këto e rrisin shtypjen e gjakut dhe ritmin e zemrës, duke e ndryshuar rrjedhën e qarkullimin të gjakut përmes enëve të gjakut dhe duke e zvogëluar furnizimin me gjak në zemër.
Pavarësisht se aktivitetet fizike sjellin shumë përfitime shëndetësore, duke e përfshirë parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ekspertët nuk rekomandojnë të bëni ushtrime ekstreme fizike gjatë kohës kur jeni të zemëruar.