Pesë fakte rreth vaksinave

Pesë  fakte rreth vaksinave

 

Ka shumë informacione kontradiktore rreth vaksinave.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licensuar testohet rreptësisht përpara se të aprovohet për përdorim. Ato rivlerëohen dhe monitorohen vazhdimisht për efektet anësore. Në rastet e rralla të raportimit të ndonjë efekti anësor, hulmutohet rreth tij.

Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Vaksinimi mbron fëmijët nga sëmundje të tilla si:difteria, fruthi, shytat dhe kola e mire. Mosvaksinimi I bën fëmijët dhe të moshuarit më të prekshëm nga sëmundjet, ndërlikimet e madje edhe nga vdekja.

Vaksinat sigurojnë një imunitet më të mirë se infeksionet. Përgjigjja imunitare ndaj vaksinave është e ngjashme me përgjigjen natyrale ndaj infeksioneve, vetëm se shumë here është më pak e dëmshme.

Vaksinat e kombinuara janë të sigurta dhe të dobishme. Dhënia e disa vaksinave në të njëjtën kohë nuk ka efekte negative në sistemin imunitar të fëmijës, redukton dhimbjen vetëm me një shpim. Gjatë stinës së ftohtë, fëmijët ekspozohen ndaj një numri më të madh mikrobesh krahasuar me vaksinat.

Nëse do të ndërprisnim vaksinimin, sëmundjet do të rishfaqeshin. Infeksionet përhapen edhe kur ne kemi një higjenë të paste apo ujë të sigurt. Nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin, infeksionet e rralla si difteria, fruthi shytat dhe poliomeliti do të rishfaqeshin./ATA/

 

Shpërndaje në: