Të ardhurat e Facebook rriten pavarësisht skandalit “Cambridge Analytica”

Të ardhurat e Facebook rriten pavarësisht skandalit “Cambridge Analytica”

Shitjet tremujore të Facebook u rritën me gati 50% që kur u shfaq skandali i privatësisë mbi të dhënat e përdoruesve.

Kompania tha se në tre mujorin e parë janë rritur në 11. 9 miliardë dollarë, krahasuar me 8 miliardë dollarë sa ishte më parë.

Shefi ekzekutiv  i rrjetit më të madh social, Mark Zuckerberg tha “Pavarësisht ndryshimeve të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë ka filluar fuqishëm vitin 2018”.

Ai shtoi se kompania është “duke marrë një rishikim më të gjerë rreth përgjegjësive tona.”

Zyrtarët e Facebook thanë se nga reklamat të ardhurat në tremujorin e parë deri në fund të marsit të 2018 janë rritur në 1.7 miliardë dollarë, krahasuar me 7.8 miliardë dollarë në periudhën një vit më parë, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Në mars, në fund të periudhës raportuese të Facebook, kompania u kap në një skandal masiv të privatësisë që përfshinte konsulencën politike Cambridge Analytica.

Facebook tha se numri mesatar i përdoruesve të përditshëm aktiv gjatë marsit ishte rritur në 1.45 miliardë, një rritje prej 13% nga viti në vit./Periskopi/

Shpërndaje në: