Pse armët kimike janë më të këqija se armët e tjera të shkatërrimit në masë?

Pse armët kimike janë më të këqija se armët e tjera të shkatërrimit në masë?

Kur qeveritë e Britanisë, Francës dhe Amerikës përdorën forcën kundër Sirisë në fillim të këtij muaji, thanë se po e bënin këtë që të siguronin respektimin e ligjit ndërkombëtar. E megjithatë, përdorimi i forcës pa autorizimin e këshillit të sigurimit të OKB-së është në kundërshtim me kartën e po kësaj organizate. |K: Zot o zot | Ka diçka që nuk shkon rreth thyerjes së ligjit ndërkombëtar në mënyrë që të promovohet forcimi i ligjit ndërkombëtar. Nëse ka një tabu në përdorimin e armëve kimike, pse nuk ka një tabu edhe për përdorimin e njëanshëm të forcës së armatosur, i kundërt me ligjin ndërkombëtar? A nuk e rrëzon njëra tabu tjetrën?

Shprehja e tërbimit nga tri fuqi nukleare për armët çnjerëzore ka njëfarë cinizmi brenda. Sjellja e tyre na bën të kujtojmë atë të kompanive të duhanit të cilat tregojnë sesa të rrezikshme për shëndetin janë cigaret elektronike. Megjithëse e strukur në gjuhën humanitare, motivet e vërteta të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë mund të kenë më shumë të bëjnë me mbrojtjen e monopolit të armëve të terrorit sesa me atë që deklaruan.

Përdorimi i armëve kimike në luftën qytetare në Siri duket të jetë gjë e rastit dhe disi e izoluar, më shumë se diçka sistematike. Në një konflikt që shkaktoi vdekjen e 500 mijë njerëzve, shumica e të cilëve civilë, viktimat nga armët kimike janë vetëm disa qindra. |K: Imagjinoni, u intervenua për disa qindra nga 500 mijë të tjerë të vrarë | Përdorimi i armëve kimike zor se mund të quhet si dhunimi më serioz i ligjit ndërkombëtar në këtë konflikt.

Shumë kategori armësh janë të ndaluara nga traktate të ndryshme dhe deklarata që bëjnë pjesë në ligjin ndërkombëtar. Rregulli më i vjetër daton saktësisht 150 vjet më herët. Deklarata e Shën Peterburgut e vitit 1868 dënoi përdorimin e plumbave eksplodues. Konventa e Hagës para luftërave botërore vendosi që “e drejta e palëve luftuese që të adaptojnë mjete për të lënduar armikun nuk është e pakufizuar”. Ata në mënyrë eksplicite ndaluan “helmin dhe armët helmuese”. Pas Luftës së Parë Botërore, avokatët e qeverisë britanike përgatitën akuza kriminale kundër Kaizer Wilhelmit II për përdorjen e gazit helmues dhe të “zjarrit të lëngshëm” nga forcat gjermane. Një shekull më vonë, lista e armëve të ndaluara përfshiu gazin asfiksues, municionet që vrisnin turmat, minat anti-personel dhe armët laserike qorruese.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ka afirmuar një parim të përgjithshëm të ndalimit të përdorimit të çdo arme që shkakton dëme të panevojshme. Ky formulim është inkorporuar në statutin e gjykatës ndërkombëtare të Romës, ku përdorimi i armëve të tilla cilësohet si një krim lufte. Por provizioni në statutin e Romës është një ligj pa dhëmbë, një mjet i thjeshtë teorik. Ai e pamundëson parimin e përgjithshëm duke kërkuar që lista e armëve të tilla të paraqitet në një apendiks. Nuk ka asnjë listë. Nuk ka asnjë apendiks.

Provizioni i përgjithshëm mbi armët joshënjestruese në statutin e Romës ngulmon që ato të listohen specifikisht në një apendiks sepse fuqitë nukleare kurrë nuk do t’iu besonin gjyqtarëve në interpretimin e frazës “joshënjestruese”. Gjykatësit mund të arrijnë në konkluzionin e paarsyeshëm që ky term nuk përshkruan armët nukleare. Nuk ka asnjë listë dhe asnjë apendiks sepse shumë shtete i rezistojnë hipokrizisë së dënimit të “armëve të të varfërve për shkatërrimin në masë” ndërsa i lënë të paprekur të pasurit.

Statuja e Romës në mënyrë eksplicite ndalon vetëm këto tri kategori armësh. Ajo përdorë gjuhën dhe teknologjinë e marrë nga një vakt tjetër: helmi, ose armët helmuese, gazet helmuese e asfiksuese dhe plumbat që shpërndahen. Për më shumë, në një kufizim të mëtejmë, teksti i 1998-s në statut kufizon ndalimin mbi këto armë në konfliktet e armatosura ndërkombëtare. Vetëm më 2010 statuti u amandamentua që të zgjeronte ndalimin e armëve të tilla në konflikte të armatosura jo-ndërkombëtare. Por vetëm 36 nga 120 anëtarët e gjykatës i kanë ratifikuar këto amandamente. Madje, as Britania e Franca nuk i kanë ratifikuar, paramendojeni.

Disa argumentojnë që krimet e luftës në përdorimin e “helmit apo armëve helmuese” dhe “gazit helmues” përfshijnë armët kimike të tipit që po përdoret në luftën qytetare në Siri. Nëse ky ishte qëllimi i atyre që e draftuan statutin e Romës kjo nuk dihet, dhe është çështje për shumë kundërthënie. Kur statuti u adaptua, propozimet për të përfshirë një ndalesë eksplicite të armëve kimike ishin refuzuar.

Armët nukleare e shpjegojnë pamjaftueshmërinë e rregullave legale të pranuara univerzalisht që flasin për armët e ndaluara. Ato janë armë joshënjestruese kuintesenciale. Vuajtja e panevojshme dhe lëndimi i tepërt që ato kanë shkaktuar, në dy raste kur janë përdordur, shkurton tarifën njerëzore që iu atribohet armëve kimike të të gjitha konflikteve përgjatë shekujve.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë risolli obligimin e imponuar për fuqitë nukleare që të ndiqte në mirëbesim negociata që do të çonin në një çarmatosje nukleare. Fuqitë nukleare në mënyrë konsistente e kanë shpërfillur këtë kërkesë. Vetëm një përpjekje parimore për çarmatosje që do t’i adresonte të gjitha armët e terrorit dhe të shkatërrimit në masë në një mënyrë konsistente do të kishte sukses.

Shpërndaje në: