Në mëngjes duhet të hani shalqi, dredhëza e kivi

Në mëngjes duhet të hani shalqi, dredhëza e kivi

 

Mëngjesi është vakti të cilin assesi nuk duhet ta anashkaloni. Në mëngjes është shumë e rëndësishme që edhe të konsumoni pemët e caktuara. Dietologët rekomandojnë që në mëngjes të konsumoni fruta të freskëta, pasi kanë shumë ushqyes.

Në këtë mënyrë e mbani trupin me energji gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu ngopni dëshirën tuaj për gjëra të ëmbla. Në vazhdim do të paraqesim pemët, të cilat duhet t’i hani në çdo mëngjes pasi që kontribuojnë në mirëqenien e shëndetit tuaj, shkruan gazeta Zëri.

– Shalqiri: Nëse duam të flasim për pemën më të mirë, shalqiri është ndër zgjedhjet më të mira. Ju mban të hidratuar dhe ka shumë likopenë, një ushqyes i mrekullueshëm që parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Përveç këtyre, ai është një opsion i mirë nëse doni të humbni peshë, pasi për çdo filxhan përmban vetëm 40 kalori.
– Dredhëzat: Dredhëzat janë jo vetëm të pasura në vitaminë C dhe antioksidantë, por janë burim fibrash dhe acidit folik gjithashtu. Përveç këtyre, parandalojnë sëmundjet e zemrës. Duke pasur këto parasysh, mund të kombinoni dredhëzën me kosin dhe mëngjesi do të jetë super i shijshëm.
– Kivi: Sipas specialistëve, kivi është një prej frutave më të mira për t’u konsumuar në mëngjes. Është i pasur me vitaminë C, bakër, kalium dhe fibra. Mund të zgjidhni që të konsumoni kivin veçmas ose të krijoni një lëng shumë të shijshëm, duke kombinuar këtë frutë me banane dhe dredhëza. Kivi deri më tani është dëshmuar si parandalues dhe shërues i shumë sëmundjeve dhe kjo është një arsye tjetër se pse kjo pemë assesi nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj.

 

Shpërndaje në: