Xiaomi konfirmon Mi 6X për datën 25 prill
Xiaomi tashmë ka dërguar ftesat për ngjarjen që do të mbahet më 25 prill.
Nuk është e qartë se çfarë do të prezantohet gjatë eventit dhe as vendi se ku do të mbahet.
Teaseri më i ri zgjidh të gjitha këto paqartësi – Xiaomi më 25 prill do të prezantojë telefonin Mi 6X në Vuhan të Kinës.
Xiaomi Mi 6X ka sistem prej dy kamerave 20MP, ekran 5.99 inç me 2160 x 1080 piksel, procesor Snapdragon 626, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje, si dhe bateri 2910 mAh.