OnePlus 6 do të jetë rezistues ndaj ujit
OnePlus deri më tash nuk ka krijuar asnjë pajisje, e cila është rezistuese ndaj ujit dhe kjo do të jetë hera e parë që telefoni i kompanisë do të jetë në gjendje t’i qëndrojë ujit për një periudhë të gjatë kohore.
Telefoni i ri i kompanisë One Plus 6 do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 845, transmeton KosovaPress.
Kompania ndërkaq nuk ka bërë të ditur se cila është thellësia maksimale të cilës pajisja mund t’i rezistojë gjatë qëndrimit të ujë dhe as periudhën kohore.