NASA lëshon satelitin për gjetjen e jetës jashtë-tokësore

NASA lëshon satelitin për gjetjen e jetës jashtë-tokësore

NASA është vendosur të lëshojë Transmetimin e Hulumtimit e Ekzoplaneteve Satelitorë (TESS) të hënën, duke fillar një kapitull të ri në kërkim të planetit që potencialisht do t’i përshtatej jetës jashtëtokësore.

Gjatë këtij misioni, TESS do të analizojë mijëra planete që orbitojnë rreth yjeve.

Sipas NASA, shkencëtarët presin që të gjejnë rreth 50 planetë me madhësi të tokës dhe rreth 20, 000 ekzoplanetë, të cilët shumica prej tyre mund të jenë pak më të mëdhenj sesa Neptuni, planeti i katërt më i madh në sistemin tonë diellor.

Ekzoplanetët janë planetë që orbitojnë rreth një ylli përveç diellit.

TESS do të dërgohet brenda bordit të SpaceX Falcon 9, nisja e së cilës është planfikuar të zhvillohet në ora 10:30 në stacionin Cape Canaveral në Flordia.

Do t’i duhen dy javë që sateliti të mbërrijë në orbitën e planifikuar dhe përfundimisht të jetë më afër hënës, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Pas dy muajve testuese dhe kalibrimi, TESS do të fillojë një mision dy vjeçar duke ekzaminuar 200, 000 yje për gjetjen e ekzoplanetëve.

Bazuar në dritën e emetuar nga yjet, sateliti do të jetë në gjendje të katalogojë mijëra planete, tha NASA.

Duke kombinuar informacionet me marrjen e të dhënave nga teleskopët në tokë, shkencëtarët do të jenë në gjendje të evidentojnë përbërjen dhe masën e atyre planetëve.

Sipas shkencëtarëve, vlerësohet se rreth 100 miliardë galaktika ndodhen në univers./Periskopi/

Shpërndaje në: