Pirja e rregullt e alkoolit ju merr shumë vite nga jeta juaj
Pirja e rregullt e alkoolit mund t’ju marrë vite të tëra nga jeta juaj, sipas një studimi të ri.
Studimi i 600.000 personave që pinë alkool doli në përfundimin se 10-15 pije alkoolike çdo javë mund të shkurtojë jetën e një personi nga 1 deri në 2 vite.
Studiuesit paralajmërojnë se njerëzit që pijnë më shumë se 18 pije alkoolike në javë mund të humbasin 4 deri në 5 vite të jetës së tyre.
Autorët e studimit të Lancet thanë se nuk kanë gjetur një rrezik të rritjes së vdekjes nga pijet e lehta.
Shkencëtarët të cilët krahasuan shëndetin e njerëzve që konsumojnë pije alkoolike dolën në përfundimin sesa vite jetë rrezikon një person nëse pi në të njëjtën mënyrë gjatë pjesës tjetër të jetës.
Personat që konsumojnë ekuivalentin e rreth 5-10 pije në javë mund të shkurtojnë jetën e tyre deri në gjashtë muaj.
Autorët e studimit gjithashtu zbuluan se pirja e alkoolit rriti rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare, raporton BBC.