Tri bimë të cilat bëjnë mrekulli për heqjen e kilogramëve të tepërt

Tri bimë të cilat bëjnë mrekulli për heqjen e kilogramëve të tepërt

Të gjithë e dinë që mëlmesat janë ndër armët më të forta në luftë me kilogramët e tepërt. Mirëpo a e keni ditur që këto bimë qëndrojnë paralel me to?

Majdanozi, rozmarina dhe nana, kanë përbërës që shërbejnë si mjete ndihmëse për humbjen e peshës kur përdoren siç duhet, transmeton Telegrafi.

Majdanozi

Është diuretik natyral, andaj do t’ju ndihmojë shumë që të nxirrni tepricën e ujit. Edhe më mirë, do t’ju ndihmojë edhe në metabolizëm, domethënë nuk do të keni barkë të fryrë.

Krahas gjithë kësaj, substanca eugenol ndihmon në mbajtjen e nivelit stabil të sheqerit në gjak.

Rozmarina

Është plot antioksidante të cilat kanë veprime kundërinflamatore, por ndihmojnë që të zvogëlohet niveli i sheqerit në gjak.

Rozmarina është e pasur me thartirën e vlefshme karnozine e cila është e luftëtare e madhe dhe e rëndësishme në luftë kundër kilogramëve të tepërt.

Nenexhiku

Me këtë aromë kemi kontakte të përditshme, mirëpo ndoshta nuk e keni ditur që ajo zvogëlon apetitin. Pra, herën tjetër kur nuk jeni të sigurt se a jeni vërtet të uritur apo thjesht ndieni monotoni, nuhasni pak vaj esencial të nanës.

Pos kësaj, vaji i fletës së nanës ndihmon në metabolizëm dhe në zvogëlim të gazrave.

Shpërndaje në: