Makina që nuk mund të hakohet kurrë

Makina që nuk mund të hakohet kurrë

Shkencëtarët kanë krijuar një gjenerator duke përdorur sjelljen e çuditshme të mekanikës kuantum për të cilën besohet se është e paparashikueshme.

Teknologjia mund të çojë në një metodë të re të enkriptimit që janë të pathyeshme duke përdorur metodat e “forcës brutale”.

Zbulimi është bërë nga studiuesit në Institutin Nacional të Teknologjisë së Standardeve në Gaithersburg, Merilend të SHBA-së.

Mekanika kuantum siguron një burim superior të gjeneratorit, pasi që matjet e disa grimcave të kuantumit kanë rezultate bazike të paparashikueshme.

Matematikani Peter Bierhorst thotë se burimet e kuantumit dhe protokolli janë të sigurta dhe se askush nuk mund t’i parashikojë numrat e gjeneruar për të hakuar pajisjen.

Në termat e kodit binar të përdorur nga kompjuterët për të proceduar të dhënat, ato mund të jenë të dyja 1 dhe 0 së bashku në mënyrë simultante, duke e bërë të pamundur të tregohet informacioni që ato përmbajnë.

Ekspertët kanë përdorur fotone ose grimca të dritës nga laseri për të gjeneruar numrat, duke përdorur proceset e njohura si “bell test”.

Shpërndaje në: