Orët e nevojshme me gjum për shëndet të mirë

Orët e nevojshme me gjum për shëndet të mirë

Njerëzit që flenë më pak se tetë orë nuk duhet të habiten nëse e gjejnë veten në ankth apo në gjendje depresive. Mungesa e gjumit lidhet shumë ngushtë me to.

Ata që vuajnë nga pagjumësia, janë më të prirur të tërheqin pas vetes mendime negative krahasuar me ata që bëjnë gjumë të rehatshëm.

Studimet e fundit, të publikuara në gazetën ‘Terapi të sjelljes’ tregojnë se duke mos fjetur, njerëzit janë më të prirur të fokusohen tek mendimet që i shkaktojnë mërzi, ankth dhe stres.

Personat që flenë më pak se 8 orë pa dashur ngecin në ide dhe mendime që nuk i çojnë gjëkundi.  Aktualisht, ekspertët po përpiqen të kuptojnë sa ndikon koha e gjumit tek ç’rregullimet psikologjike dhe si ta përmirësojmë atë për të shmangur diçka të tillë.

Një gjumë i qetë dhe i plotë e mban stresin dhe gjendjen depresive larg jush.

Shpërndaje në: