Filmi kosovar “Home sweet Home” garon për dy çmime në Kajro

Filmi kosovar “Home sweet Home” garon për dy çmime në Kajro

“Home Sweet Home”, i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të shfaqet në “Cairo International Critics Week”, që mbahet prej 17 deri më 23 nëntor, paralelisht me festivalin e njohur “Cairo International Film Festival”, që mbështet javën e kritikëve të filmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmi me skenar të Zymber Kelmendit, që është propozimi i tretë me radhë i Kosovës për “Oscar” për nomimin në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, është në garë për çmimin “Shadi Abd El Salam” që i ndahet regjisorit më të mirë dhe “Fathy Farag”, çmim për kontributin më të mirë artistik.

“Cairo International Critics Week” është program i mbështetur nga “Cairo International Film Festival” dhe që organizohet nga Asociacioni i Kritikëve Egjiptianë të Filmit (Egyptian Film Critics Association). Sipas ueb faqes zyrtare, qëllimi i programit është “të kontribuojë për artin dhe shkencën në film dhe të inkurajojë debate ndërkulturore”

Shpërndaje në: