Samsung: Fikni telefonat Galaxy Note 7

Samsung: Fikni telefonat Galaxy Note 7

Kompania jugkoreane po ashtu ka thënë se do të ndalojë të gjitha shitjet e telefonave.

Në shtator, Samsung ka tërhequr nga tregu 2.5 milionë telefona, pas ankesave se bateritë e tyre përfshihen nga flakët.

Më vonë, kompania i ka siguruar konsumatorët se telefonat e zëvendësuar janë të sigurt, por tani ka raporte të reja se edhe telefonat e rinj kapen nga flakët.

“Pasi siguria e konsumatorit mbetet prioriteti ynë kryesor, Samsung kërkon nga të gjithë partnerët në nivel global të ndalojnë shitjen e Glaxy Note 7 derisa të zhvillohen hetimet”, ka thënë kompania

 

Shpërndaje në: