Tesla prezanton një produkt të “pa pritshëm”
Megjithëse pyetja më e pritshme ka qenë se çfarë do të jetë, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë, transmeton Telegrafi.
Musk nuk ka shpjeguar asgjë, ndërsa mediet që shkruajnë për vetura i kanë pyetur të gjithë bashkëpunëtorët e tij, por ka qenë e kotë.
Deri më tani, dihet se Tesla do të lansojë me 28 tetor panelet diellore që do të jenë në veturat e reja të këtij prodhuesi.
Disa spekulojnë se e “pa pritshmja” ka të bëjë pikërisht me këtë produkt që tërheqë energjinë diellore, por Musk e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
Diçka që ka të bëjë me autopilotin, rritja e kohëzgjatjes me vetëm një mbushje, modifikimet e Model 3, apo diçka krejt tjetër, janë mendimet e ndryshme për risinë që zbulohet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/