Shifra interesante: Sa njerëz e përdorin internetin në botë dhe në vend?

Shifra interesante: Sa njerëz e përdorin internetin në botë dhe në vend?

Interneti i ka ndryshuar rrënjësisht shoqëritë tona. Kohëve të fundit është hapur një debat i madh, shumë prej shkrimeve i gjeni të përkthyera në seksionin e Opinioneve në Periskop, lidhur me dëmet që po i shkaktojnë shoqërisë, demokracisë, vlerave liberale platformat e Internetit. Padyshim, ndikimi është vërejtshëm i madh.

Por, sa njerëz e përdorin Internetin?

Në një faqe të quajtur “Internetlivestats” del se vetëm 40% e popullsisë botërore ka qasje në Internet. Mbi 3 miliard e 891 milionë aktualisht kyçen në Internet, shkruan Periskopi.

Më 1995, pra 22 vite më pare, në internet kishin qasje vetëm 1% e popullsisë së botës. Numri i përdoruesve është dhjetëfishuar gjatë viteve 1999 dhe 2013. Miliardi i parë ishte mbërritur më 2005, ndërsa miliardi i dytë më 2010. Miliardi i tretë u arrit më 2014, ndërkohë që pritet sivjet të kalohet në miliardin e katërt.

Sipas kontinenteve, përdoruesit më të shumtë janë në Azi me 48,4%, në dy Amerikat 21,8%, në Evropë 19% dhe në Evropë 9,8%.

Sa i përket kombeve, siç pritet, e para është Kina me 721 milionë përdorues, ose 52,2% të popullsisë së përgjithshme të matur më 2016. Pastaj vjen India, me 462 milionë dhe Shtetet e Bashkuara me 286 milionë. Shqipëria i ka 1 milion e 823 mijë përdorues ndërkohë që Serbia, brenda të cilës brenda këtij sajti është edhe Kosova i ka 4 milionë e 758 mijë. Numrin më të vogël të përdoruesve e kanë Ishujt Marshall me vetëm 10 mijë e 709 sosh.

Përqindjen më të vogël të përdoruesve e ka shteti i Eritresë, me vetëm 1,1% të banorëve që kanë qasje në internet. Vetëm 56 mijë njerëz kanë qasje nga 5 milionë e 351 mijë gjithsej. Befasuese është Serbia, me një përqindje mjaft të ulët prej 54%. Shqipëria e ka 69 ndërsa përqindjen më të lartë e mban Islanda me të gjithë banorët me qasje.

Shpërndaje në: